Trajnimet

Kurset e Trajnimit dhe Seminaret

Kurset e trajnimit dhe seminaret e ofruara nga GC&DA Sh.p.k. adresojnë të gjitha zhvillimet aktuale dhe sfidat e ardhshme në fushat kyçe të menaxhimit të sektorit publik dhe privat.

GC&DA Sh.p.k iu ofron pjesëmarrësve mundësinë për të ndarë diskutimet e orientuara në praktikë, me ekspert kryesor dhe homolog nga Kosova si dhe nga vendet dhe institucionet tjera.

Kurset e trajnimit janë të shkurtra, të drejtpërdrejta, intensive dhe ndërvepruese.

Programe të përshtatura – të zhvilluara dhe hartuara nga stafi i specializuar në bashkëpunim të ngushtë me organizatat tona kliente, për të përmbushur nevojat dhe prioritetet e tyre të veçanta, që bazohen në modulet e tyre kryesore, të përzgjedhura nga vet ata.

Regjistrim në programet e hapura – të organizuara me vetë iniciativë nga GC&DA Sh.p.k., në të cilat pjesëmarrësit regjistrohen në mënyrë individuale në trajnimin e publikuar nga kompania.

Trajnimet që ofrohen nga GC&DA Sh.p.k. por që nuk kufizohet vetëm në këto, janë:

  • Shkrimi i projektit / grantit
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore
  • Trajnimi për lidership
  • Marketingu i produkteve dhe marrëdhënia me klientë
  • Menaxhimi i ciklit të projektit
  • Planifikimi strategjik
  • Ndërmjetësim
  • Trajnime për bujqësi
  • Menaxhimi zinxhiror
  • Aftësitë e komunikimit
  • Shërbimi për klient
  • Planet dhe strategjitë e komunikimit
  • Motivimi i punëtorëve
  • Zhvillimi i aftësive për negocim
  • Menaxhimi i Performancës
  • Menaxhimi i projektit
  • Ndërtimi i ekipit
  • Menaxhimi i kohës dhe prioriteteve.
  • Ndërmarrësi dhe Inovacione
  • Rritje e Biznesit
  • Analizë Financiare
  • Kontabilitet Financiar dhe Menaxherial
  • Biznes dhe Administrim
  • Zhvillim Ekonomik
  • Zhvillim i Bizneseve Fillestare
  • Lidership dhe Menaxhim
  • Menaxhimi i OJQ-ve
  • Udhëheqje e Tregut
  • Ligjet dhe Rregulloret për Biznese
  • E Drejta Ndërkombëtare
  • Microsoft Word dhe Excel për Biznese
  • Qeverisje Korporative
  • Zhvillim i Fuqisë Punëtore
  • Menaxhim i Sistemit Informativ
  • Sistem i Mikro-financave dhe ai Bankar
  • E-Biznesi